Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili është i njohur për bashkëngjitjen e simboleve në postimet e tij në Facebook.
Sa herë që poston një aktivitet të tij në rrjetin social, Ismaili e lulon postimin me ‘emojis’ të ndryshme.
Nganjëherë edhe e tepron, aq sa kësaj radhe edhe ka bërë një huqje të madhe??, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë ditës së sotme ministri vizitoi Hysen Ibrahimaj, një pacient 19-vjeçar për të cilin u raportua në media se iu kërkua para për operacion nga kirurgu Dr. Enver Fekaj në QKUK.
E në këtë vizitë Ismaili ishte kujdesur që ta merrte me vete edhe fotografen e tij, për ta postuar në Facebook. Por përpjekja për t’u dukur sa më kreativ, kësaj radhe i dështoi. ?
Ismaili postoi tetë fotografi për këtë vizitë në shtëpinë e pacientit, ndërsa në përshkrim në vend të simbolit të spitalit, e vendosi një hotel luksoz.
Shpresojmë që ministri nuk e konsideron QKUK-në ? si një hotel luksoz ?, ku nuk mungon asgjë, dhe kjo të mbetet vetëm një huqje nga mania e përdorimit të ‘emojive’.
Përndryshe, në dhomat e pacientëve në QKUK mungojnë gjërat më elementare, çarçafë të bardhë, higjiena, banjo të pastërta, shërbime jo të mira, e deri te barnat nga Lista Esenciale. /Gazeta Shneta/