Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Mendohu mirë, fotoja e fëmijëve tuaj mund të ketë fatin e këtyre mollëve”

Jetë 11/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Eksperimenti i një mësueseje britanike ka rezultuar një mësim me vlerë për nxënësit e saj 6-vjeçarë, por edhe për më të rriturit. Një vit më parë, Robyn Lillian vendosi t’u mësonte nxënësve të saj rrezikun e postimit të fotove në rrjetet sociale.

Në shkurt të vitit 2017, ajo postoi në profilin e saj foton e një qeseje me mollë për të ndjekur “fatin” e postimit në rrjet. “Dua t’u mësoj fëmijëve të një klase me 6-vjeçarë rrezikun e ndarjes së fotove me të tjerët në rrjetet sociale. Një prej tyre më dha idenë të postoj foton e një qeseje me mollë, pasi nuk përbën asnjë rrezik. Në fund të fundit, mollët nuk i interesojnë askujt në rrjet. Ju lutem, më ndihmoni të provojmë se sa shpejt mund të shpërndahet kjo foto thjesht nëpërmjet opsioneve “pëlqej”, “komento” dhe “shpërndaj”, duke shkruar qytetin nga ku më ndiqni”, shkroi ajo në profilin e saj.

Në vetëm pak orë, në lidhje me foton pati reagime nga çdo cep i botës, çka i dha mundësi saj t’u tregonte nxënësve fuqinë që ka rrjeti. Dy ditë pas postimit, fotoja ishte shpërndarë 22 mijë herë dhe mijëra komente ishin bërë poshtë saj. Mësuesja pati mundësinë t’u tregonte nxënësve një hartë ku shënoheshin qytetet nga ku njërzit kishin komentuar. Ajo u shpjegoi fëmijëve rëndësinë e të pasurit miqësi virtuale vetëm me njerëz që i njohin vërtet nga afër dhe që disa prej tyre nganjëherë mund të mos jenë ata që duken.

Nxënësit e kuptuan menjëherë mësimin. Pasi u pyetën se çfarë mësimi dilte nga ky eskperiment, ata thanë: “Mendo para se të postosh”, “Mos posto gjëra që nuk do të t’i shohin të tjerët”, “Me opsionin screenshot, kushdo mund t’i ruajë fotot e tua për gjithë jetën”, “Kur e poston një foto, nuk mund ta kthesh mbrapsht”.

Pavarësisht se qëllimi i mësueses ishte ta mbante foton vetëm një javë në profil për të parë reagimet, për shkak të shpëndarjes masive vendosi ta ruajë si shembull të rreziqeve potenciale që fsheh rrjeti.

Një vit pas postimit, fotoja qëndron ende në murin e mësueses britanike dhe ka arritur mbi 500 mijë shpërndarje dhe komente./Tema TV/

Artikulli paraprakTri mënyrat më efikase për të shmangur çarjen e vaginës gjatë lindjes
Artikulli i rradhës Ismaili ia huq me ‘emojis’ në Facebook, poston hotel në vend të spitalit ?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.