Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili mbajti 3 konferenca promovuese brenda tre ditësh në QKUK

Lajme 17/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shpalljen e datës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ministri në detyrë i shëndetësisë Uran Ismaili ka shpeshtuar paraqitjet e tij në media nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Brenda vetëm 5 ditësh Ismaili ka mbajtur tri konferenca për media në QKUK. Temë e këtyre konferencave kanë qenë promovimi i tij, ku nuk ka munguar as angazhimi i mjekëve, shkruan Gazeta Shneta.

E para u mbajt në administratën e QKUK-së ditën e mërkurë ku së bashku me Ismaili para kamerave dolën edhe drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu dhe drejtori i Kardiokirurgjisë Dr. Tefik Bekteshi. Aty u fol për implementimin e programit për trajtimin e Infarktit Akut të Miokardit brenda 120 minutave.

Të enjten Ismaili ishte në Klinikën e Kirurgjisë Torakale ku e përuroi pajisjen e VATS-it dhe një bronkoskop të cilat janë blerë para disa muajsh nga buxheti i QKUK-së. Në këtë promovim mori pjesë edhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale Dr. Saudin Maliqi. Madje Ismaili e përdori edhe një paraqitje të tij për ta promovuar faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndërkaq ditën e djeshme ministri në detyrë bashkë me një kolegë të tij ministër nga PDK, shkuan sërish në QKUK. Ismaili dhe Bedri Hamza u takuan me drejtorët e klinikave të cilëve iu premtuan se ligji për pagat do të zbatohet nga një dhjetori i këtij viti.

Ismaili shpesh është kritikuar për paraqitjet e tij të shpeshta nga QKUK, si dhe promovimin e tij në rrjetet sociale. Madje partitë opozitare e kanë quajtur QKUK-në si zyre lokale të PDK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSot i jepet lamtumira 3-vjeçarit kosovar që ndërroi jetë duke shkuar në çerdhe
Artikulli i rradhës Fëmija 3-vjeç rrëzohet nga lodrat në Gërmi: Vjelli menjëherë pas rrëzimit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.