Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka marr pjesë sot në simpoziumin e organizuar nga Shoqata për Sëmundjet e Rralla në Kosovë.
Në këtë ngjarje Ismaili është zotuar se ministria e Shëndetësisë do të zgjidh problemin për këtë kategori të pacientëve, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka thënë se këto sëmundje janë barrë e madhe financiare për pacientin dhe familjet e tyre dhe prandaj meritojnë trajtim serioz nga institucionet.
“Pata mundësinë të iu kumtoj se Ministria e Shëndetësisë, përmes hartimit të koncept dokumentit për sëmundjet e rralla, tashmë ka nisur hapat konkretë për zgjidhjen e problemit të tyre për mbulim financiar dhe krijimit të kushteve për trajtim dinjitoz shëndetësor”, ka shkruar Ismaili në Facebook. /Gazeta Shneta/