Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili: Po i vëmë bazat e kardiokirurgjisë pediatrike në QKUK

Lajme 20/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar sot se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vendosen bazat e kardiokirurgjisë pediatrike.

Ai ka deklaruar kështu pas disa operacioneve të kryera nga kardiokirurgët italianë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

“Po i vëmë bazat edhe të kardiokirurgjisë pediatrike në QKUK. Për këtë po na ndihmon edhe ekipi i kardiokirurgëve nga Italia. Ata këtyre ditëve po qëndrojnë në Kosovë, me ç’rast po operojnë fëmijët me ndërlikime në zemër. Ngritja profesionale e stafit të Kardiokirurgjisë do të na mundësojë që edhe te ne të nisin të bëhen operacione komplekse në zemër te fëmijët”, ka shkruar Ismaili.

Kardiokirurgë nga Italia po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë dhe, bashkë me kardiokirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po operojnë fëmijët me probleme në zemër. Kardiokirurgu në Klinikën e Kardiokirurgjisë, dr. Arbër Kutllovci, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin me mjekët italianë. Kutllovci tha se me ndihmën e tyre, në QKUK po kryhen operacione komplekse.

“Për ne, kardiokirurgët që punojmë këtu, është një punë jashtëzakonisht profitabile, për shkak se mendojmë t’i vëmë bazat e Kardiokirurgjisë Pediatrike”, theksoi Kutllovci.

Sipas tij, të gjithë pacientët e operuar janë liruar në shtëpi, me gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se ishin raste komplekse.

“Kardiokirurgjia Pediatrike do një përkushtim të madh të krejt ekipit, jo vetëm të kardiokirurgëve, por të gjithë stafit mjekësor. Ne e kemi një eksperiencë modeste, të cilën do të mundohemi ta praktikojmë, pastaj, pas një kohe, do ta avancojmë atë deri në nivelin që është kardiokirurgjia për të rritur” tha Kutllovci.

Në anën tjetër, kardiokirurgu italian, Bruno Murzi, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me mjekët kosovarë. Ai tha se mjekët në Kosovë po bëjnë një punë të mirë, derisa foli edhe për operacionet, të cilat janë paraparë të kryhen deri në ditën e premte.

“Nuk e dimë akoma. Ne do t’i kryejmë 5 ose 6 operacione deri të premten. Siç e dini, secili nga operacionet merr 6 deri në 7 orë kohë, kështu që nuk është e mundshme që të kryhet një apo dy operacione çdo ditë. Por, deri tani, bashkëpunimi i ekipit italian me atë kosovar është shumë miqësor dhe aktiv”, tha Murzi.

Ndërkaq një ekip i mjekëve nga Italia, të udhëhequr nga dr. Carlo Barzaghi dhe dr. Maurizio Levantino, nga Spitali i Toskanas në Itali, të asistuar nga mjekët kardiokirurgë nga Kosova, javën e kaluar, kanë kryer disa operacione në QKUK tek pacientët e moshës së rritur me probleme kardiokirurgjike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse duhet të pini një gotë ujë të ngrohtë para dushit
Artikulli i rradhës Kryetari i Këshillit Etik i dorëzohet mjekut turk, përjashton Gazetën Shneta nga seanca

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.