Redaksia e Gazetës Shneta e ka marr me shqetësim këtë vendim të Kryetarit të Këshillit Etik, duke pas parasyshë edhe ndikimin që mjeku Ahmet Payasli është përpjekur ta bëj në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odën e Mjekëve nëpërmjet disa politikanëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Këshillit Etik të Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Fejsal Mehmeti, ka përjashtuar përfaqësuesin e Gazetës Shneta nga seanca e dytë në rastin “Payasli”.
Mehmeti ka marr këtë vendim në mënyrë arbitrare pa kërkuar fare sqarime nga redaksia e Gazetës Shneta. Vendimi për moslejimin e përfaqësuesit të Gazetës Shneta në këtë seancë, Mehmeti e ka marr pas një ankese të gjinekologut turk Ahmet Payasli, i cili kishte pretenduar se gazeta ka shkruar artikull paragjykues në rastin e tij.
“Permes ketij e-maili ju njoftojme se Kryetari i Keshillit Etik te OMK-se, Dr Fejsal Mehmeti ka marre nje vendim duke moslejuar pjesemarrjen e gazetes “Shneta” ne vazhdimin e seances e cila do te mbahet neser me date 20 mars 2019. Me poshte mund te gjeni vendimin e plote”.
“Informate per gazeten ,, Shneta “ – eshte aprovuar kerkesa e te paraqiturit , Ahmet Payasli , per mospjesmarrje ne Seancen kryesore ,, Payasli” te perfaqesuesit te ,, Shneta”nen arsyetimin e shkrimeve paragjykuese lidhur me kete rast”, thuhet në pikën 1 të vendimit.
Redaksia e Gazetës Shneta e ka marr me shqetësim këtë vendim të Kryetarit të Këshillit Etik, duke pas parasyshë se vendimi vjen në kohën kur mjeku Ahmet Payasli është përpjekur ndikoj në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odën e Mjekëve nëpërmjet disa politikanëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Vendimi për moslejimin e pjesëmarrjes së përfaqësuesit të Gazetës Shneta është marr vetëm një ditë para mbajtjes së seancës dhe atë pas orës 16:00 duke mos lënë kështu mundësinë e ankesës ndaj këtij vendimi. Poashtu vendimi është marr pa kërkuar fare sqarime dhe pa dhënë as informata se për çfarë artikulli është bërë ankesa. Kujtojmë se organet e OMK-së janë të obliguara të jenë të hapura për publikun në bazë të Nenit 61 të Statutit të OMK-së.
Këshilli Etik i OMK-së është duke shqyrtuar rastin e iniciuar nga Inspektorati Shëndetësor, i cili e ka zënë mjekun turk Ahmet Payasli duke punuar pa licencë. Gazeta Shneta ka raportuar për këtë rast duke u bazuar në burime dhe deklarata zyrtare. Poashtu Gazeta ka raportuar në vazhdimësi që nga bastisja e ATK-së në fund të vitit 2017 në ordinancën e Payaslit në Prishtinë. Të gjithë artikujt janë të bazuar në dokumente zyrtare dhe deklarata të pacienteve apo familjarëve të tyre. Gazeta i kishte dhënë mundësinë për sqarim mjekut Payasli, por i njëjti nuk kishte pranuar të fliste për Gazetën Shneta.