Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili reagon për “Transformimin Farmaceutik”, nuk tregon sa do të kushtojë

Lajme 12/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka reaguar me një postim në Facebook për projektin “Transformimi Farmaceutik”, një ditë pasi Gazeta Shneta raportoi për dyshimet mbi këtë projekt.

Ismaili ka bërë një krahasim me gjendjen e rëndë të barnatoreve ekzistuese, dhe të hapësirave të reja të cilat janë rinovuar për t’i përshtatur barnatoreve të klinikave dhe reparteve në QKUK.

Por ministri nuk ka treguar se sa do t’i kushtojnë buxhetit këto barnatore, shkruan Gazeta Shneta.

“Për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Barnat që janë blerë, jo gjithherë kanë arritur deri te pacienti. Për më tepër, këto janë “barnatoret” e vjetra në të cilat janë mbajtur ilaçet, pa asnjë siguri dhe asnjë kriter për ruajtjen e tyre. Prandaj është nisur “Transformimi Farmaceutik”, që përmban 14 barnatore klinike dhe rreth 90 barnatore të reparteve. Çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar. Çdo ilaç i blerë do të shkojë deri te pacienti”, ka shkruar Ismaili.

Gazeta Shneta gjatë ditës se djeshme ka raportuar mbi dyshimet e ngritura mbi këtë projekt, të cilit nuk i dihet kostoja. Burime të Gazetës kanë deklaruar se menaxhmenti i QKUK-së ka urdhëruar zyrtarët e Barnatores Qendrore që të bëjnë kërkesa për inventar të barnatoreve të reja. Kjo ndodh në kohën kur depoja kryesore e Barnatores Qendrore të SHSKUK-së është në gjendje të rëndë, ku pikon uji dhe ka mykë.

Ky projekt ka nisur që nga muaji gusht i vitit të kaluar, por deri më tani asnjë barnatore nuk është hapur ende, ndonëse janë emëruar zyrtar përgjegjës të cilët paguhen për barnatoret të cilat nuk ekzistojnë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTetë apo gjashtë, sa orë gjumi keni nevojë sipas shkencëtarëve
Artikulli i rradhës Një mijë euro gjobë për prindërit që pinë cigare me fëmijët në veturë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.