Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Italia në alarm: Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Lajme 28/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Virusi i Nilit Perëndimor ka marrë një tjetër viktimë në Itali.

Një burrë 77-vjeçar ndërroi jetë në agim në Institutin “Spallanzani” në Romë, ku ishte shtruar pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes shëndetësore.

Ai kishte kryer një transplant zemre në vitin 2014, vuante nga dështimi kronik i veshkave dhe po trajtohej në Spitalin “San Camillo-Forlanini”.

Burri jetonte në Isola del Liri, në provincën e Frosinones, por dyshohet se është kafshuar nga mushkonja bartëse e virusit në zonën turistike Baia Domizia, në provincën e Casertas.

Ky është rasti i dytë fatal pas vdekjes së Filomena Di Giovangiulio, 82 vjeç, e cila humbi jetën më 20 korrik në spitalin “San Giovanni di Dio”, pasi ishte infektuar gjatë pushimeve në Fondi.

Viktima e parë u regjistrua në rajonin e Kampanias: një 80-vjeçar nga Maddaloni, i cili ndërroi jetë në spitalin “Sant’Anna e San Sebastiano” në Caserta. Ai kishte probleme serioze shëndetësore dhe gjendja e tij u përshkrua si “e kompromentuar” në momentin kur rezultoi pozitiv për virusin.

Rajoni i Lazios ka raportuar 16 raste të reja, duke e çuar numrin total të infeksioneve në 44. Komunat ku dyshohet ekspozimi përfshijnë: Aprilia, Cisterna di Latina, Fondi, Latina, Pontinia, Priverno, Sezze, Sabaudia, Anzio dhe Nettuno.

Autoritetet shëndetësore kanë intensifikuar masat e mbikëqyrjes, veçanërisht për kuajt, të cilët mund të jenë bartës të virusit, në zonat e Roma 5 dhe Roma 6.
Rajoni i Lazios ka shtuar gjithashtu përpjekjet për trajnimin dhe ndërgjegjësimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfshirë mjekët e familjes dhe pediatrit, për të përballuar përhapjen e virusit./TCH/

Artikulli paraprakPesha e sklerozës multiple në Kosovë: Mbi 40 raste të reja për gjysmë viti
Artikulli i rradhës ‘Mjeku i Javës’ – Dr. Halit Mehmeti: Temperaturat e larta rrezikojnë shëndetin e fëmijëve

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.