Qeveria italiane nuk po shqyrton mundësinë për bllokime të reja (karantinë) për të frenuar infeksionet në rritje të koronavirusit, tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Italia, një nga vendet më të goditura në Evropë me më shumë se 35,000 vdekje, vetëm ditën e shtunë raportoi 1,071 infeksione të reja me koronaviruse, duke tejkaluar 1.000 raste në ditë për herë të parë pasi qeveria lehtësoi masat e saj të bllokimit në muajin maj shkruan Reuters përcjell Gazeta Shneta.
“Ne nuk do të kemi një bllokim të ri,” i tha Ministri i Shëndetësisë Speranza gazetës së përditshme La Stampa, duke thënë se situata aktuale nuk mund të krahasohet me muajin shkurt dhe mars, kur sëmundja po përhapej jashtë kontrollit dhe ishte e vështirë të gjurmoheshin rastet dhe të izoloshin njerëzit e infektuar.
Ministri Speranza shtoi se Italia ka dyfishuar numrin e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i infeksioneve të reja mbetet dukshëm më i ulët se ai i regjistruar në Spanjë dhe Francë dhe numri i të vdekurve çdo ditë është më i ulët. /Gazeta Shneta/