Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Psikiatri Cana: Pandemia ka ndikuar shumë keq, po prishë ekulibrin emocional tek kosovarët

Lajme 23/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pasojat e pandemisë së coronavirusit, kanë filluar të vërehen tek njerëzit në Kosovë, në aspekin e problemeve të shëndetit mendor, shkruan Mediafokus.info.

Këtë e konfirmon psikiatri i njohur kosovar, Dr. Afrim Cana, i cili në një bisedë për Mediafokus.info, ka thënë se pandemia ka ndikuar në prishjen e ekulibrit emocional tek njerëzit.

“Pandemia, padyshim që ka ndikuar në gjendjen emocionale te njerëzit dhe ka një ndikim të vazhdueshëm në kuptim të prishjes së ekulibrit emocional. Prishja e këtij eukuilibri tërheq pas vete edhe probleme tjera në fushën e shëndetit mendor të individit e që manifestimet e më pastajme janë ktyesisht të karakterit individual”, thotë Dr. Afrim Cana, për Mediafokus.info.

Sipas tij, manifestimet klinike vërehen përmes simptomave me çrregullime të ankthit e depresionit, por edhe ekzacerbim apo përkeqësim të sëmundjeve mendore serioze, sepse, siç tha ai, faktori kohë ka ndikim direkt në manifetsimin e tyre.

“Pandemia në pergjithesi e afekton në tërësi jetën indivudale, por edhe kolektive pasiqë karakterizohet me masa të shumta restriktive-kufizuese, të cilat pastaj prekin shumë sfera në jetën e individit”, shton Cana për Mediafokus.info.

Psikiatri i njohur ka folur edhe për një pjesë të madhe të kosovarëve, të cilët janë deklaruar se nuk besojnë se ekziston virusi COVID-19.

“Në shumicen e rasteve njerëzit kur ballafaqohen me situata të tilla që vlerësohen si kërcënuese, shpeshherë përdorin mekanizma mbrojtës joadekuat. E, një ndër ta, është edhe mekanizmi i mohimit. Pra, individi edhe pse gjendet në një situatë të tillë, ai të gjitha sjelljet dhe qëndrimet e tij i paraqet mohuese karshi ndodhive në të cilat ai gjendet”, ka thënë Cana, për të shtuar se deri te kjo situatë kanë ndikuar edhe ndryshimet në qeveri.

“Pastaj, edhe situata e përgjithshme politike në të cilën vendi ynë ka kaluar gjatë kësaj pandemie, ndryshimet në qeveri, kanë pasur impakt direkt në krijimin e këtyre opinioneve në popullatë, pasiqe mendoj që kur bie besimi në institucione adekuate, atëherë shumë shpesh njerëzit krijojnë stereotipe të ndryshme të cilat nuk përkojnë me realitetin aktual”, ka deklaruar psikiatri Dr. Afrim Cana, që është edhe drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në regjionin e Gjilanit.

Artikulli paraprak‘Spitali Covid’ në Vushtrri po trajton 28 pacientë, mes tyre 8 infermierë
Artikulli i rradhës Italia përjashton masën e bllokimit për qytetarët ndërsa numri i rasteve me koronavirus po rritet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.