Italia raportoi 68,052 raste të reja Covid-19 të hënën, nga 61,046 të një dite më parë, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa numri ditor i vdekjeve të lidhura me koronavirusin u rrit në 140, nga vlera e mëparshme 133.
Italia ka regjistruar 137,786 vdekje të lidhura me virusin që nga shpërthimi i parë në muajin shkurt 2020, dhe ka raportuar 6.4 milionë raste deri më sot, raporton Reuters.
Numri i pacientëve në spital me Covid-19 – pa përfshirë ata në kujdes intensiv, ishte 12,333 të hënën, nga 11,756 – një ditë më parë përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, u njoftua se kishte dhe 103 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, një më pak se të dielën. Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv u rrit në 1,351 nga vlera 1,319 e mëparshme. Rreth 445,321 teste për Covid-19 u kryen ditën e fundit, krahasuar me 278,654 më parë, tha ministria e shëndetësisë. /Gazeta Shneta/