Aministrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), ka autorizuar përdorimin e një doze të tretë të vaksinës Covid-19 të Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Ndër të tjera, u shkurtua dhe koha për të gjitha vaksinat përforcuese në pesë muaj nga gjashtë sa ishte pas dozave primare, raporton Reuters.
Poashtu FDA, autorizoi një dozë të tretë për grup-moshat 5 deri në 11-vjeç që janë me imunitet më të dobët.
FDA njoftoi se rishikoi të dhënat dhe provat e publikuara mbi sigurinë e dozave përforcuese të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë në Izrael, duke përfshirë mostra nga mbi 6,300 pjesëmarrës të moshave 12 deri në 15 vjeç që morën një vaksinë Pfizer. /Gazeta Shneta/




