Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Iu ndal zemra gjatë lindjes, por pas 24 orësh ndodhi mrekullia

Jetë 10/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia e Melanie Pritchard po shkonte si më mirë, derisa u fut në sallë të lindjes. Ditën e lindjes, filloi t’i shfaqeshin epizoda epileptike, duke u detyruar të zhvendosej në kujdes intensiv.

Më pas kuptuan se kishte ndodhur embolizmi i lëngjeve amniotike – një fenomen i rrallë, në të cilin lëngu hyn në gjakun e nënës – duke shkaktuar reaksion alergjik, që çon deri në vdekje.

Menjëherë pas lindjes së vajzës, Melanie-s i kishin ndalur rrahjet e zemrës.

“Mendimi im i parë ishte: tani jam e ve. Ne ishim të martuar vetëm për 3 vjet … ” tregon bashkëshorti i saj Doug për CBN.

Mjekët arritën të bënin mrekullinë duke bërë që zemra e saj të rifillojë të rrahë sërish. Por Melanie ishte akoma e lidhur me një aparat respirator. Situata dukej më e zymtë, mjekët kërkuan burrin e gruas nëse donte të thoshte lamtumirë. Me një zemër të thyer, Doug pëshpëriti në veshin e saj: “Nëse ke akoma fuqi … lufto!”

Kishte vetëm një gjë për të bërë: të shpresohej në mrekulli. Më vonë, vëllai i Melanie u bashkua me të në spital. Duke qenë mjek, ai zbuloi se Melanie kishte pasur gjakderdhje të brendshme. Pastaj, 24 orë pas deklarimit klinik të vdekur, ndodhi mrekullia: Melanie u zgjua!

Gjëja e parë që Doug bëri ishte t’i tregonte asaj një pamje të vajzës së saj, e cila kishte arritur t’i mbijetonte një lindje traumatike. Megjithatë, mjekët zbuluan se Melanie kishte nevojë për një transplant të zemrës dhe mushkërive për të mbijetuar.

E gjithë familja u shkatërrua. Pse kaq shumë mjerim? Por Melanie ishte e fortë dhe brenda pak orësh ndodhi mrekullia e dytë: nëna e re mund të merrte frymë vetëm! Vetëm një javë më vonë, e gjithë familja u kthye në shtëpi./noa.al/

Artikulli paraprakMëllënja tek bebet, çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës Tremujori i dytë i shtatzënisë: Gjërat e pabesueshme që ndodhin me trupin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.