Infektologu Izet Sadiku ka qenë i ftuar në emisionin Libero në ATV ku ka rrëfyer për momentet e tij më të rëndësishme gjatë jetës.
Një nga këto momente ai ka përmendur edhe pandeminë, ku ka folur për përvojën e tij si infektolog në Klinikën Infektive në QKUK.
Teksa ka nisur të rrëfehet për pandeminë, Izet Sadiku është përlotur për shkak të emocioneve nga sfidat me të cilat janë përballur në klinikë.
Ai ka thënë se përkundër luftës së tyre si mjek, një numër i pacientëve nuk kanë arritur të mbijetojnë dhe kjo ka bërë që të lë pasoja në emocionet e tyre si mjekë.
Më poshtë mund ta shihni videon e plotë. /Gazeta Shneta/