Oda e Mjekëve të Kosovës ka organizuar Kongresin e Dytë të Mjekësisë i cili kësaj radhe i është dedikuar Onkologjisë.
Në këtë kongres i cili do të mbahet më 15 dhe 16 tetor, do të ligjërojnë 18 onkologë të ftuar nga Oda e Mjekëve, të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.
“Oda e Mjekëve përmes Kongreseve të organizuara ka për qëllim që anëtarëve të saj në fusha të caktuara t’u ofroj mundësinë që të fitojnë përvoja nga ekspertët e jashtëm me qëllim të ngritjes së kapaciteteve mjekësore për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Kosovës.
Mjekë të specializuar në fushën e Onkologjisë që përmes përvojave të tyre do të sjellin risi në shëndetësinë kosovare, përkatësisht në fushën e Onkologjisë, e përbëjnë listën e ligjëruesve të ftuar në Kongresin e dytë të mjekësisë, Onkologji”, thuhet në njoftimin e OMK-së. /Gazeta Shneta/