Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Izraeli raporton se personat mbi të 60-at do të marrin vaksinën e katërt kundër COVID-19

Lajme 03/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri izraelit Naftali Bennett, njoftoi të dielën se një vaksinë e katërt kundër COVID do t’u jepet njerëzve mbi 60 vjeç dhe punonjësve shëndetësorë në mes të një rritjeje të nxitur nga varianti Omicron.

“Vala Omicron është këtu dhe ne duhet të mbrojmë veten,” tha kryeministri Bennett në një konferencë shtypi, shkruan MedicalxPress transmeton Gazeta Shneta.

Ai tha se ministria e shëndetësisë kishte aprovuar injeksionin për njerëzit mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shëndetësisë.

Izraeli autorizoi të enjten një vaksinë të katërt kundër COVID për ata me imunitet të dobësuar, duke u bërë një nga vendet e para që morën këtë iniciativë.

Autoritetet të dielën raportuan gjithashtu 4,206 infeksione të reja COVID gjatë 24 orëve të fundit, dhe një rritje prej 195 për qind gjatë javës së kaluar.

Kryeministri Bennett, paralajmëroi se rastet mund të rriten në rreth “50,000 në ditë së shpejti”, duke u kërkuar të gjithë të rriturve dhe fëmijëve që të vaksinohen.

Më shumë se katër milionë njerëz nga popullsia e Izraelit prej 9.2 milionë banorësh kanë marrë tre injeksione të vaksinës kundër koronavirusit.

Një total prej pothuajse 1.4 milion raste të infeksionit COVID, përfshirë 8,244 vdekje, janë regjistruar zyrtarisht në Izrael. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër 24 orë u shënuan 38 raste të reja me Covid dhe vetëm 68 qytetarë morën dozën e parë të vakinës
Artikulli i rradhës Mbretëria e Bashkuar raporton 157,758 raste të reja me COVID mes rritjes javore me 50%

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.