Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 38 raste të reja pozitive me Covid-19, ndërsa vetëm 68 qytetarë kanë marr dozën e parë të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19, nga të cilat 68 janë doza të para.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.
Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shneta/