Java e kaluar ka qenë plotë jetë në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” në Prishtinë.
Klinika ka njoftuar se 9 nëna kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, pesë vajza dhe katër djem.
Prindërit i kanë pagëzuar fëmijët e tyre me emrat: Adea, Rejna, Laida, Hënor, Mjalta, Teo, Leon, Dijar dhe Jora.
“Faleminderit stafit mjekësor për përkujdesjen e pa kursyer dhe punën e palodhshme. Faleminderit prindërve të vogëlueshve për besimin”, thuhet në njoftimin e Klinikës. /Gazeta Shneta/