Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë ju ndodh nëse nuk i lani dhëmbët para gjumit

Jetë 16/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve. Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para se të flesh dhe të tjerë që mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë.

Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët, të tjerë i lajnë vetëm në mbrëmje (me idenë se gjatë natë natës nuk kanë ngrenë asgjë dhe nuk kanë pse i lajnë në mëngjes) dhe të tjerë akoma që i lajnë vetëm në mëngjes.

Nëse je në grupin e atyre njerëzve që e kanë pjesë të rutinës së tyre t’i lajnë dhëmbët dy herë në ditë, ka diçka që duhet ta dish.

Të mos i lash dhëmbët në darkë është një gabim i madh, NO, NO. Një dentist sqaron se të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët “është njëlloj si të shkosh në shtrat me m.. në gojë.”

Ndërsa analogjia mund të të duket ekstreme, është e vërtetë se pas ushqimit të gjitha bakteret “strehohen” në dhëmbë.

Nëse nuk i largon menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.

Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik i shtuar, që mund të ndikojnë në rrënjët e dhëmbëve dhe kavitetin e tyre.

Të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët është një gabim i madh dhe sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë dëme mund të të sjellë kjo neglizhencë.

“The American Dental Association” rekomandon që larja e dhëmbëve të bëhet të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre dy herëve duhet të jetë patjetër para se të flesh.

Duke i larguar me furçë të gjitha bakteret nuk do t’u lësh atyre hapësirë të akomodohen në gojë dhe të jenë rrezik për të dëmtuar dhëmbët.

Dentistët rekomandojnë gjithashtu larjen e dhëmbëve pasi të zgjohesh në mëngjes dhe para se të flesh.

Por edhe në rastet kur nuk ke mundësi për ta bërë këtë, asnjëherë mos e lër mënjanë fillin dentar, i cili ndihmon për të pastruar çdo mbetje ushqimi në gojë.

Artikulli paraprakKatër raste të rënda të gripit në QKUK
Artikulli i rradhës Ja si duhet ta bëni gjumin perfekt

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.