Një nënë shqiptare ka ndarë me të tjerët përvojën e saj pas lindjes së fëmijës së parë.
Me plotë emocione e dashuri, ajo rrëfen momentet e para pas lindjes së birit të saj, shkruan Gazeta Shneta.
“Ky moment i shoqeruar plot ankth ,frik e te perzier shume here dhe me lot”, shkruan kjo nënë.
Megjithatë, ajo thotë se tani është bërë Mbretëreshë e botës.
Lexojeni rrëfimin e saj të plotë:
Jam nena me e lumtur ne bote per engjellin tim … Qe tani jeta ime ka marr nje tjeter kuptim . Cdo dite falenderoj te madhin zot per te bukurin engjell <A> qe dergoi tek une .. Kush eshte bere nene e kupton me se miri kur me padurim pret momentin e ardhjes ne jete te femijes ..
Ky moment i shoqeruar plot ankth ,frik e te perzier shume here dhe me lot . Nuk e dija se ne castin qe do te merrja ne krah bota tani nuk te perkiste ty po engjellit tend .. Sa here filloje te qaje ti bir qaja edhe un bashke me ty nga lumturi dashuria e emocioni ..
Qe mezi prita takimin e pare me ty .Gjeja e pare qe mendova kur lindi im bir ishte te falenderoja te madhin zot se gjith bota u be e imja .
Une sot jam mbreteresha e botes ..JAM MAMA PRA ..! Eh nena sikur mos te mjaftonte gjith ky gezim e di qe shume prej nesh nena kane kaluar ne depresion mbas lindje ..desh zoti qe e kalova me te lehta ..
Dhe vetem se djali ne jepte force kur e shikonim njeri tjetrin ne sy kur i jepja gji…”
Dërgoni edhe ju rrëfimin tuaj dhe do ta shpërndajmë me nënat tjera. Tregoni ngjarje kur fëmijët tuaj kanë qenë në rrezik dhe si keni arritur ta shpëtoni. Kështu do të mësojnë nënat e reja nga ju. /Gazeta Shneta/