Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë nuk duhet të bëjë një nënë e re

Jetë 28/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Keni marrë fëmijën tuaj në krah pas 9-të muajsh pritje? Shumë mirë! Tani me siguri do të dëgjoni shumë “këshilla” nga persona që ndoshta e konsiderojnë veten si ekspertë të rritjes së fëmijës.

Duke ju udhëzuar në lidhje me disa prej këshillave që duhet të injoroni, ju këshillojmë të bëni që mjeku të bëhet udhëzuesi më i rëndësishëm për rritjen e bebit tuaj.

Ndoshta nuk e ke qumështin e mirë/të mjaftueshëm. Kjo është këshilla më absurde që mund të dëgjoni, kur në të vërtetë ai është ushqimi ideal për beben tuaj. Nëse fëmija ka një rritje konstante dhe pi i qetë vazhdoni me gjidhënien pa marrë parasysh çfarë ju thonë.

Duhet të ushqeni me gji me orar fiks. Oraret i vendos vetë fëmija dhe nëse ai pi shpesh nuk do të thotë se qumështi juaj nuk e ngop.

E peshoni fëmijës pas çdo vakti për të parë sa gr ka marrë. Kjo është një metodë që duhet të përdoret vetëm njëherë në javë për të parë nëse rritja është konstante.

Pirja e një sasie të madhe birre sjell qumështin. Në të vërtetë nëna duhet të ushqehet shëndetshëm me shumë fruta dhe perime, si edhe të pijë të paktën 2-3 lt ujë në ditë.

Vishe fëmijën me më shumë/pak rroba. Do të jetë gjithmonë dikush që do t’ju thotë se fëmija juaj është veshur hollë apo trashë. E rëndësishme është që ju ta vishni fëmijën sipas ambientit dhe mbi të gjitha duhet të evitoni ta fusni fëmijën poshtë një mali me batanije.

Mos e nxirr jashtë shtëpisë. Sigurisht që duhet të evitoni ditët që janë shumë të ftohta si edhe momentet e nxehta gjatë verës. Një shëtitje në ajër të pastër do të ishte shumë e përshtatshme për të.

Kushedi se çfarë problemi shëndetësor ka. Fëmijët e vegjël të cilët ushqehen me gji kanë tendencën të mos sëmuren shpesh, por nëse kjo ndodh shkoni tek mjeku dhe mos merrni në konsideratë supozimet e personave që ju rrethojnë, për të cilët edhe një rrufë e lehtë mund të kthehet në një “sëmundje serioze”.

Nuk mund të shkoni me pushime derisa fëmija të shkojë 3 vjeç. Fëmijët e adhurojnë qëndrimin me prindërit, pra për ta, kudo që të shkoni nuk do të ishte një problem. E rëndësishme është që të zgjidhni një vend të përshtatshëm për fëmijë të vegjël.

Në kohën tonë kjo bëhej kështu… Kjo është fraza e preferuar e mamave apo vjehrrave. Sigurohuni që në çdo rast të mbani mend se jeni ju nëna dhe jetoni në këtë kohë jo në të shkuarën!

Artikulli paraprakÇfarë ndodhë me fëmijën në muajin e dhjetë?
Artikulli i rradhës Ndaloni gjakderdhjen nga hunda për 10 sekonda me këto tre produkte

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.