Në Tjlandë ka filluar nxjerrja e fëmijëve të ngujuar tash e sa ditë në një shpellë.
Mediat kanë zbuluar se fëmija i parë i shpëtuar e ka emrin Abdul, ndërsa ai vetëm para dy ditëve i ka shkruar prindërve një letër prekëse.
Abduli ka shkruar thjesht fjalët: “Mos u merzitni. Më mungojnë të gjithë. Dua shumë që të kthehem në shtëpi.”
Grupi i parë që po nxirret, sipas të dhënave, janë fëmijët që janë në gjendje më të dobët./gazetashneta