Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja disa nga ushqimet që ndihmojnë trurin dhe rrisin përqendrimin

Jetë 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me kalimin e viteve, është e pamohueshme se trupi ynë do të pësojë ndryshime dhe shëndeti mund të nuk jetë më i njëjtë si më parë.

Por lajmi i mirë është që mund të përmirësoni shëndetin e trurit tuaj duke përfshirë ushqime dhe pije të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme. Kjo mund të rrisë shanset për të ruajtur funksionet e trurit dhe për të mbajtur mendjen aktive gjatë gjithë jetës

Më poshtë iu njohim me ushqimet më të mira për një mendje të shëndetshme.

Kafeina mund t’ju bëjë më vigjilent

Nuk ka asnjë ushqim që mund të rrisë inteligjencën e një njreiu, por disa substanca, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojnë të përqendroheni. E gjetur në kafe, çokollatë, pije energjike dhe disa ilaçe, kafeina ju jep atë ndjesi zgjimi, megjithëse efektet janë afatshkurtra.

Sheqeri mund të rrisë përqëndrimin

Sheqeri është burimi i preferuar i ushqimit për trurin tuaj. E nuk bëhet fjalë për sheqerin e tryezës, por glukozën, të cilën trupi juaj e përpunon. Kjo është arsyeja pse një gotë me lëng të freskët frutash mund të ofrojë një nxitje afatshkurtër të kujtesës.

Hani mëngjes për të ushqyer trurin

Studimet kanë zbuluar se ngrënia e mëngjesit mund të përmirësojë kujtesën dhe vëmendjen afatshkurtër. Sipas tyre u vu re se studentët që hanë mëngjes priren të performojnë më mirë se ata që nuk e hanë. Ushqimet më të mira përfshijnë drithërat me fibra të larta, bulmetin dhe frutat. Vetëm mos e teproni! Studiuesit zbuluan gjithashtu se mëngjeset me kalori të larta duket se e pengojnë përqendrimin.

Peshku është ushqimi më i mirë për trurin

Kjo sepse peshqit janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Këto yndyrna të shëndetshme kanë fuqi të mahnitshme në uljen e rrezikut të demencës dhe goditjes në tru. Plus, ato mund të luajnë një rol jetik në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht kur plakeni. Për shëndetin e trurit dhe zemrës, rekomandohet të hani dy racione peshk në javë.

Konsumoni një dozë ditore me arra dhe çokollatë

Arrat dhe farat janë burime të mira të vitaminës E, e cila është lidhur në disa studime me frenimin e rënies se aftesive njohëse me kalimin e moshës. Çokollata e zezë gjithashtu ka veti të tjera të fuqishme antioksiduese dhe përmban stimulues natyralë si kafeina, të cilat mund të rrisin fokusin. Shijoni deri në një gram në ditë arra dhe çokollatë të zezë për të marrë të gjitha përfitimet që ju nevojiten.

Shtoni avokado dhe drithëra të plota

Çdo organ në trup varet nga qarkullimi i gjakut, veçanërisht zemra dhe truri. Një regjim i pasur me drithëra dhe fruta si avokado mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë kolesterolin e keq. Kjo zvogëlon rrezikun e krijimit të pllakave dhe rrit rrjedhjen e gjakut, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe të shijshme për të ndezur qelizat e trurit. Drithërat integrale, si kokoshkat dhe gruri i plotë, kontribuojnë gjithashtu në fibra dietike dhe vitaminë E.

Boronicat janë super ushqyese

Hulumtimet tregojnë se boronicat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe mund të zvogëlojnë efektet e padeshiruara të lidhura me moshën, si sëmundja e Alzheimerit ose demenca. Studimet tregojnë gjithashtu se regjimi i pasur me boronica përmirëson funksione të ndryshme të tru.

Përfitimet e një regjimi të shëndetshëm

Mund të duket e rëndomtë, por është e vërtetë: nëse regjimit tuaj i mungojnë lëndët ushqyese thelbësore, kjo mund të dëmtojë aftësinë tuaj për t’u përqendruar. Të ngrënit shumë ose shumë pak gjithashtu mund të dëmtojnë fokusin tuaj. Një vakt i rëndë mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, ndërkohë që shumë pak kalori mund të rezultojnë në uri të shtuar. Përpiquni të ndiqni një regjim të ekuilibruar, plot me një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve të shëndetshme. /AgroWeb.org

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Diabeti në shtatzëni mund të shkaktojë çrregullime si autizmi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.