Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja ku e keni rastin të mësoni gjërat E GABUARA për t’ia thënë një nëne pas abortit

Jetë 03/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aborti është kthyer në një temë të zakonshme; por pse nuk po arrijmë të bëjmë biseda më të zakonshme për të?

Krahasuar me vitet më parë, diskutimet rreht abortit janë relaksuar goxha. Por pavarësisht lajmeve, artikujve, imazheve dhe videove që mund t’i kemi parë e lexuar, kjo sërish mbetet një temë “e sikletshme” pasi që nuk arrijmë të gjejmë fjalët e duhura për ta ngushëlluar një nënë pasi ka abortuar.

Mos e fillo asnjë fjali me “Të paktën ose tek e fundja…”
Mund t’ju ketë ndodhur që në takimin e parë me një nënë që ka abortuar të jeni munduar ta ngushëlloni me fjalët “të paktën e ke një fëmijë tjetër”, “të paktën ishe në muajt e parë”, “të paktën mund të provosh sërish”. Ajo nënë i di të gjitha opsionet që i ka para vetes, ajo thjeshtë nuk mund ta harrojë lehtë ATË fëmijë që sapo humbi…

Mos pretendo se e kupton gjendjen e saj emocionale
…dhe kjo është krejtësisht në rregull.T’i thoni “ti je një grua shumë e fortë”, “bravo të qoftë për fuqinë që po e tregon” sado që tingëllojnë si motivim, ato janë fjalët e fundit që ajo nënë ka nevojë t’i dëgjojë… Mund t’i qëndroni aty pa folur asgjë dhe ta mbështesni me prezencën tuaj, shkruan HuffPost, përcjellë GazetaShneta.

Mos u ngut ta ndash historinë tënde të ngjashme
Edhe pse është shumë e rëndësishmë që gratë të mësojnë të ndajnë historitë e tyre të amësisë sepse kështu forcojnë bashkndjesinë ndaj njëra-tjetrës, sërish kjo nuk ëhstë metoda e duhur e qasjes… Bëje këtë pas një kohe, ose kur e ndjen sinqerisht se bashkëbiseduesi po ta kërkon me vullnetin e saj; dhe vazhdo të flasësh vetëm deri në momentin kur ndjen se gjërat nuk po teprohen.

Shpërndajeni lajmin tek të tjerët në vendin e saj
Nëse po kërkoni mundësi për ta ndihmuar një nënë në ato momente, ajo që do vlente është që të lajmëroni familjarët, shoqërine apo kolegët e punës. Bëni kujdes që këtë informim ta bëni për hirë që ta kurseni nga kontaktet e shumëfishta në një moment aq të ndjeshëm, dhe jo ta shndërroni njoftimin në bisedë nëthashethemesh.

Bëni kujdes në kohën e festave
Në kohën e festave, nënave që kanë humbur një fëmijë mund t’iu kthehen mërzitë dhe pikëllimi, qoftë edhe nëse ajo nënë është e parapregatitur. Nuk është e thjeshtë për një nënë të festojë ditëlindjen e saj nëse muaji përket me datën e abortit. Paraprakishit, sigurojeni miken/motrën ose kushoqoftë se ju do e repsketoni vendimin e saj përpjesëmarrje ose jo.

Bëhuni të thjeshtë
Është më se e kuptueshme që fmailjarët duan të zbulojnë gjithmonë mënyra të reja për t’ia bërë të ditur nënës që pati abortin se do bëjnë gjithçka për të. Kjo është një gjë për t’u duartrokitur! Por tendencat e tilla ka shumë mundësi të dramatizohen, andaj është mirë që të ruani thjeshtësinë. Vetëm thoni “Më vjen keq për humbjen tënde. Dua ta dish se jam këtu për çkado që do kesh nevojë”, dhe vetëm kaq. Me shumë dashuri, drejtëpërdrejtë dhe me thjeshtësi. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakFamiljarët blejnë dorëza për mjekët në Ortopedi të QKUK-së
Artikulli i rradhës A ia vlen t’i paguani fëmijët për të bërë punët e shtëpisë. Ja çfarë thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.