Nëna që lindi fëmijën e parë më 1 janar 2018 në Kosovë, Fatmire Azemi, vendosi që djalin e saj ta quaj me emrin Ajn.
Emri Ajn sipas librit “Nezim Frakulla dhe Divani i tij shqip”, i autorit Abdullah Hamiti, ka disa kuptime.
Autori në këtë libër shkruan se emri Ajn ka kuptimin e qenies, esencës apo burimit të një gjëje, transmeton Gazeta Shneta.
“Ajn: 1. Sy, qenie, esencë, thelb, burim, çeshme, e pastërt, sinqert, e njëjtë me diçka, qenie e padukshme. (Mis) Pamja (fizionomia) e një gjëje në dijen e Zotit”.
“Ajn: shkronjat arabe “a” dhe “s”.
Ajn-i/Ajnit: germa “a”/ germës “a”.
Ndërsa në një burim tjetër thuhet se emri Ajn sipas gjuhës arabe, ka kuptimin “i njëjtë, origjinal ose natyral”. /Gazeta Shneta/