Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është pija alkoolike që ju ndihmon të keni seks më të mirë

Jetë 01/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me siguri do të donit të dinit se çka mund të ju ndihmojë që të shtoni lojën seksuale, kështu të rrisni knaqësinë si për vete edhe për partnerin tuaj. Kjo jo vetëm në shtëpi por edhe kur dilni në ndonjë lokal e edhe për juve që nuk keni partnerë.

Alkooli, veçanërisht vera e kuqe, listohet si një nga dhjetë afrodiziakët më të mirë, por nuk duhet tepruar kurrë me të. Pra, lind pyetja: kush është sasia e duhur? Na lini ta përshkruajmë paksa gjatë.

Kur pimë pak verë, efekti fillestar i alkoolit si një nga lubrifikantët më të mirë shoqërorë, nis të bëjë punën e vet. Ne ndihemi më të çliruar, më të hapur dhe më të qetë. Ky është guximi i pijes le të themi dhe për këtë arsye gjithmonë na duket që kemi më shumë sukses kur takojmë dikë në një lokal.

Ne ndihemi më me besim për të rrezikuar dhe i flasim kujtdo. Kur jemi pas gotës së parë dhe në fillim të gotës së dytë ndihet më shumë kënaqësia që të jep vera.

Alkooli stimulon receptorët në trurin tonë dhe kur jemi te 1-2 gota kemi një ndjenjë ngrohtësie që ende nuk është “mbytur” nga marramendja që vjen pas disa gotave të tjera. Çdo lloj alkooli (me konsumim të moderuar) ndihmon në kënaqësinë dhe dëshirën seksuale, por asnjë nuk ka të krahasuar me verën e kuqe.

Ajo ka të mira në aspektin seksual si për femrën, ashtu edhe për mashkullin. Për femrat, vera e kuqe thekson edhe më shumë dëshirën seksuale, të paktën kështu ndodh sipas disa kërkuesve shkencorë italianë. Ata zbuluan se vera e kuqe rriste qarkullimin e gjakut në zonat erogjene të femrave, që rrjedhimisht rrisin dëshirën seksuale.

Gjithsesi, kërkuesit shkencorë saktësojnë se pas 2 gotave, janë efektet e tjera të alkoolit ata që marrin kontrollin dhe sjellin një eksperiencë seksuale më pak të kënaqshme.

Moderimi, mesa duket, është çelësi i suksesit. Për meshkujt, jo vetëm që 1-2 gota rrisin qarkullimin e gjakut në zonat thelbësore, por vera e kuqe rrit edhe nivelin e testosteronit në gjak. Testosteroni është një hormon i domosdoshëm për urinë seksuale te meshkujt.

Por, ashtu si edhe te femrat, disa gota më shumë kanë efektin e kundërt, ulin testosteronin dhe dëshirën seksuale. Pra, kur flasim për verën dhe seksin, gjëja më e mirë që mund të bëni është që të hapni një shishe verë dhe ta ndani me partnerin. Kjo është sasia e duhur për secilin nga ju, në mënyrë që të përfitoni nga efektet pozitive të kombinimit verë-seks. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakBrushë të dhëmbëve, gjilpëra e shkrepsa – kosovarët përpijnë gjithçka
Artikulli i rradhës Ja kuptimi i emrit Ajn, fëmijës së parë të lindur më 1 janar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.