Shpeshherë nga dëshira e madhe që të tjerët ta shohin beben tonë, apo e kundërta, bënë që pyetja më e shpeshtë në ndonjë takim jashtë shtëpisë të jetë ‘’përse nuk e keni marrë me vete beben’’?!
Foshnjet mund të dalin jashtë sa më shpejtë në momentin kur temperatura dhe koha jashtë janë krejtësisht në rregull, pasi që ajri i pastër dhe drita janë burim energjie për të gjithë ne, transmeton Gazeta Shneta.
Shqetësimi i vetëm për të dalë jashtë është ekspozimi i foshnjës ndaj mikrobeve që qarkullojnë, të cilat vijnë nga personat që janë të sëmurë.
Prandaj, sigurohuni që po e vishni mirë foshnjën tuaj varësisht prej temperaturave që mbretërojnë jashtë, kapele, dorashka dhe çorape janë më se të nevojshme.
Në javët e para pas lindjes, shëtitjet në lagjet e vogëla me fëmijën tuaj në karrocë ose bartëse tjera të sigurta për foshnjet, janë aktivitet i përsosur për ju dhe foshnjën tuaj./Gazeta Shneta/