I keni parë shpesh herë të vegjlit, kur për një moment nxjerrin gjuhën e tyre të vogël jashtë, e për të rriturit duket si një mrekulli, transmeton Gazeta Shneta.
Epo prindër, sikur lëvizjet e tyre pa kontroll që i bëjnë, edhe qitja e gjuhës jashtë është një refleks i tyre.
Zakonisht fillon të përsëritet më shumë në muajin e tyre të 3 dhe 4.
Gjithashtu, ekspertët e fëmijëve thonë se kjo gjë u pëlqen shumë, me një fjalë ata e fërkojnë gjuhën ashtu, gjë që edhe i relakson.
Qitja e gjuhës jashtë është krejt normale tek bebet, edhe pse zhduket me kalimin e viteve. Megjithatë, tek fëmijët me Sindromin Down është më e theksuar.
Përveç që është refleks i të vegjëlve, bebet e ndjejnë gjuhën dhe iu duket si tipar më i madh i tyre, kështu dëshirojnë ta lëvizin duke e qitur jashtë.
E megjithatë, mbetet një lëvizje e tyre e bukur pasi çdo prind e çdo i rritur e pëlqen kur e bëjnë këtë, dhe preferohet që mos t’i ngacmoni as t’i detyroni t’i fusin brenda. /Gazeta Shneta/