Disa studime kanë treguar se burrat janë më shumë viktimë e COVID-19 sesa gratë.
Ekspertët thonë se pjesë e arsyjes është që gratë kanë tendencë të kenë sistem imuniteti më të fortë se burrat shkruan healthline, transmeton GazetaShneta.
Ata shtojnë se burrat gjithashtu kanë tendencë të përfshihen në sjellje më të rrezikshme siç janë injorimi i distancës fizike.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) raporton se 68% e vdekjeve të lidhura me COVID-19 në Evropë kanë qenë midis burrave.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) aktualisht nuk po raportojnë vdekjen e COVID-19 sipas gjinisë, por ekspertët nuk shohin asnjë arsyje që tendenca të ndryshonte diku tjetër në vend.
“Studimet gjithashtu zbulojnë se presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e mëlçisë janë më të përhapura tek burrat.” thotë Dr. Stephen Berger, një ekspert i sëmundjes infektive.
“Gjenetika gjithashtu mund të luajë një rol të madh,” tha Berger. “Gratë, për shkak të kromozomit të tyre shtesë X, kanë një sistem imunitar më të fortë dhe reagim ndaj infeksioneve sesa burrat.”, shtoi Dr.Stephen./GazetaShneta/