Të gjithë prindërit kanë dy dëshira të mëdha: një shtatzani të shëndetshme dhe një fëmijë të shëndetshëm. Tani ekspertët thonë se ka një gjë që mund të bëni për të ndihmuar në uljen e rreziqeve shëndetësore si për foshnjat ashtu edhe për nënat.
Sipas një studimi të ri, grate duhet të presin një vit midis shtatzanive, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimi i ri i botuar në JAMA Medicine zbuloi se shtatzania me interval më të shkurtër se 18 muaj larg ishin në rrezik të shtuar për rezultate të pafavorshme të fetusit dhe foshnjës si dhe rrezik më të lartë të vdekshmërisë së nënës dhe sëmundjes së rëndë. Studimi përfshiu 123,122 gra të moshave të ndryshme dhe 148,544 shtatzani.
Për grate 35 vjeç dhe më të vjetra, rreziku i vekshmërisë së nënës ishte 0.62% kur kishte vetëm gjashtë muaj midis shtatzanive, përkundrejt vetëm 0.26% me një interval 18 muaj. Për nënat më të reja rritja e vdekshmërisë së nënës nuk ishte aq e rëndësishme, megjithatë ato nëna kishin një rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme dhe spontane./GazetaShneta/