Studimet mbi infeksionet e traktit urinat (UTI) tregojnë se ato janë të zakonshme të ndodhin tek çdo njeri.
Doktorët thonë se UTI është një inflamacion infektiv i fshikëzës dhe organeve të tjera të traktit urinar, të tilla si veshkat dhe uretrat, transmeton Gazeta Shneta.
Kur prek traktin urinar të poshtëm, ata thonë se njihet si infeksion i fshikëzës, ndërsa kur prek traktin urinar të sipërm njihet si infeksion i veshkave.
Studimet tregojnë që një në pesë gra të rritura përjetojnë një infeksion në traktin urinar, duke konfirmuar se është një problem jashtëzakonisht i zakonshëm në gjithë botën.
Faktori më i rëndësishëm i baktereve është prania e një kateteri. Katerët inokulojnë organizmat në fshikëz dhe promovojnë kolonizimin duke siguruar një sipërfaqe për ngjitjen bakteriale duke shkaktuar acarim të mukozës.
Një faktor tjetër rreziku janë edhe marrëdhëniet seksuale./GazetaShneta/