Bebet e porsalindura zakonisht flejnë për një kohë më të gjatë, pothuajse çdo kohë i gjejmë në gjumë.
Thjesht lërini që të bien në gjumë çdo herë që ato dëshirojnë, për shkak se ato nuk mund t’i nënshtrohen një orari të caktuar të gjumit. Por kur bebja juaj të jetë rreth 6 deri në 8 javë mendoni që të bëni disa gjëra për ta ndryshuar një ditë të bebes suaj.
Gjëja që do të kishte mundur të ju ndihmonte do ishte edhe larja e foshnjës suaj, në këtë mënyrë ju do t’i mësoni bebes suaj se cfarë ndodh në pjesët e caktuara të ditës.
Mirëpo mos prisni rezultate të shpejta për shkak se duhet kohë që fëmijët të adoptohen me një orar të caktuar të gjumit.
Por siç mund t’i shihni në foton e mëposhtme bebet kanë nevojë për shumë gjumë.
Deri në javën e gjashtë bebet kanë nevojë për rreth 18 deri 20 orë gjumë.
Nga java e gjashtë deri në të dymbëdhjetën 16-18 orë gjumë.
Nga 3 deri në 6 muaj ju nevojiten 15-16 orë gjumë.
Nga 6 deri në 9 muaj bebes suaj do t’i duhen rreth 14 deri 16 orë gjumë.
Ndërsa nga 9 deri në 12 muaj bebja juaj ka nevojë për 14 deri në 15 orë gjumë./Gazeta Shneta/