Pavarësisht nëse jeni grua apo jo, me siguri keni dëgjuar konceptin e orës biologjike te gratë.
Shpesh e dëgjoni, se kur gratë arrijnë moshën 30 vjeçare fillon të bëhet vonë që ato të kenë fëmijë, transmeton Gazeta Shneta. Ekziston një kokërr e së vërtetës për fatin se afati kohor është i kufizuar.
Cila është mosha më e mirë për të pasur fëmijë?
Nuk ka përgjigje të lehtë për këtë pyejte. Në fakt, mosha më e mirë për të lindur një fëmijë ndryshon nga personi në person.
Por, biologjikisht ju jeni më pjellorë në vitet e 20-ta dhe të 30-ta. Në të njejtën kohë duhet të jeni të përgatitur emocionalisht, psiqikisht dhe financiarisht për të marrë përsipër sfidën për tu bërë prind.
Në cilën moshë gratë janë më pjellore? Kur nuk ka mundësi një grua të mbesë shtatzënë më?
Megjithëse pjelloria është shumë personale dhe ndryshon nga grua në grua, ekziston një lidhje midis pjellorisë dhe moshës së grave. Në përgjithësi, sa më të vjetër që jeni shanset për të mbetur shtatzënë janë po aq të vogla.
Rekomandohet që të mbeteni shtatzënë në të 20-tat. Vezët tuaja janë të bollshme dhe shtatzanitë janë më të lehta për trupin tuaj.
Fertiliteti fillon të bjerë rreth moshës 32. Numri i vezëve të shëndetshme dhe cilësore bie në këtë pikë. Kurse në vitet e 40-ta shtatzania natyral bëhet shumë më e vështirë për tu arritur./GazetaShneta/