Disa gra madje mund të presin binjakë, veçanërisht kur ata kanë binjakë në familjen e tyre. Për të tjerët, simptomat e shtatzanisë me binjakë mund të jenë tronditëse.
Disa shenja të shtatzanisë me binjakë
Ndërsa nuk ka dy shtatzani njësoj, disa gra marrin shenja të hershme të shtatzanisë, ndërsa të tjerat e zbulojnë këtë në ultrazërin e parë.
Ka shenja të shtatzanisë me binjakë që vazhdojnë gjatë tre mujorët e shtatzanisë.
Nëse po përpiqeni të zbuloni simptomat e shtatzanisë me binjakë në tremujorin e parë, këtu janë disa prej tyre:
Simptoma të ekzagjëruara si lodhje dhe të vjellura. Trupat e grave që mbajnë binjakë do prodhojnë dy herë më shumë hormone, kështu që të përziera dhe të vjellura do të ketë shumë.
Ndryshime të shumta në disponim. Madje edhe më shumë sesa në rastin e një shtatzanie me një fëmijë. Sasia e madhe e hormoneve të lëshuara, luhatjet me disponim mund të jenë intensive në rastet e grave që mbajnë binjakë.
Nivelet e larta të hormoneve të hCG (gonadotropina kroionike e njeriut). Kjo shfaqet në testin e gjakut. Është një tregues i mirë dhe shpjegon nëse jeni shtatzënë me binjakë./GazetaShneta/