Për shumë nëna shqetësimi më i madh është po ashtu edhe se kur fëmijës mund t’i japin ushqime të tjera përveç qumështit të gjirit.
Po ashtu edhe përdorimi i ujit tek bebet është një qështje mjaft me rëndësi, ndërsa Mamia Razije Musa tregon se bebet nuk kanë nevojë për ujë para se t’i bëjnë 6 muaj.
Ajo më tutje jep dhe sqarime të tjera rreth përdorimit të ujit dhe po ashtu se çfarë lloji i ujit duhet të jetë.
Më poshtë keni postimin e plotë:
”Kur duhet beba të filloj me pi UJË?
1).Para 6 muajve beba nuk ka nevoj për UJË.
2).Nëse bebën e keni në gji apo me formul,ajo nuk ka nevojë për UJË.
Sëpse qumështi dhe formula përmbajnë UJË të mjaftushëm.
3).Mënyra më e shëndetshme është te filloni me UJË tê paster
(por të vluar,por duhet ta mbani në temperatur të dhomës)
4).Bebat në fillim nuk e pinë ujin më dëshirë së nuk ka shije.
Por, ju duhet të insistoni dhe mos u dorzoni.
1).Edhe për kêto beba ka zgjidhje.
2).Nuk e di a ka në Kosovë ujë me shije për beba.
3).Unë iu rekomandoj një mënyrë .
Të pèrgatitni vetë ujtê me shije.
1).E vloni ujin dhe e zbrasni në një enë prej qelqi(xhami)
tegull apo bokall.
2).Pasi uji të ftohet.
I lani 1 apo 2 pemê( fruta) hedhni në ujë.
Se paku një orë para së të përdorni.
3).Kavanoza(tegulla) gjithmonë duhet të jet e mbuluar me kapak.
4).Insistoni që bebës t’i jepni ujë prej 6 muajve me një gotë të plastike.
Me shumë respekt Razija!” /Gazeta Shneta/