Udhëtimi për shtatzani është i ndryshëm për të gjitha. Disa çifte mbetin shtatzënë shpejt kurse disa të tjera duhet ta trajtojnë fertilitetin me muaj apo edhe vite.
Steriliteti është një problem i zakonshëm sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. 12% e grave amerikane të moshës 15 deri në 44 veç, pavarësisht nga gjendja martesore kanë probleme për të mbetur shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Disa studime tregojnë se të qenit në peshë të shëndetshme është e dobishme kur bëhet fjalë për ngjizje. Sigurisht, është e rëndësishme të theksohet se të qenit mbipeshë ose nënpeshë nuk është një formë e besueshme e kontracepsionit dhe të qenurit me një peshë të shëndetshme nuk garanton pjellori, por pesha juaj mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të bërë fëmijë.
Shpesh njerëzit pyesin se çfarë është një peshë e shëndetshme. Pesha e shëndetshme nuk përfshin dhjam në trup ose shumë pak dhe pesha juaj trupore duhet të jetë duke e parë se sa të gjatë jeni. Masa e muskujve, zakonet ushqimore, aktiviteti, historia mjekësore janë po aq të rëndësishme sa lartësia e trupit.
Pesha mund të ndikojë në sasinë e estrogjenit në trupin tuaj. Shumica e njerëzve e dijnë që vezoret e tyre prodhojnë estrogjen megjithatë, shumë njerëz nuk e dinë që indi dhjamor e pengon estrogjenin. Kur jeni në peshë të rregulltë prodhohet një sasi e përshtatshme e estrogjenit por kur jeni mbipeshë indi juaj dhjamor prodhon më shumë estrogjen sesa duhet dhe mund të parandalojë ovulimin e rregulltë.
Përderisa keni çekuilibër hormonal dhe nuk keni ovulim të rregulltë nuk mund të mbeteni shtatzënë. /GazetaShneta/