Ja shenjat që tregojnë nëse vuani nga toksinat në trup

2017-03-03 në ora 08:08

Shenjat më poshtë tregojnë më shumë nëse trupi juaj është përplot toksina.

Lodhje e vazhdueshme: 

Mund të jetë një shenjë se ka depozitim të tepërt të toksinave në trupin tuaj. Kjo është zakonisht një shenjë se toksinat janë akumuluar në traktin e tretjes.

Temperaturë më e lartë se normalja: 

Nëse mëlçia është e detyruar për punë jashtë orarit, ajo do të shkaktojë mbinxehje të trupit. Kjo natyrisht çon në mbi djersitje, gjë e cila më tej shkakton lirimin e toksinave të tepërta nga lëkura.

Dhimbje koke të vazhdueshme: 

Sistemi nervor mund të preket në shumë mënyra, nëse toksinat janë akumuluar në trup. Indeve nervore mund të bëhen tepër të ndjeshme dhe të shkaktojnë dhimbje koke të vazhdueshme, shkruan Shendeti +.

Yndyrë e tepërt në zonën e barkut: 

Teprica e toksinave në trup mund të ndikojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e kolesterolit. Ato mund të rrisin më tej varësinë ndaj insulinës dhe për pasojë rritet sasia e dhjamit në zonën e barkut.