Zakonisht fëmijët janë më të ekspozuar ndaj viruseve apo infeksioneve të caktuara kur ata janë në mesin e shumë fëmijëve të tjerë, si në kopsht apo edhe nëpër shkolla.
Nëse vëreni se foshnja juaj ka ndonjë virus, atëherë është e rekomanduar që të mos e dërgoni atë në kopësht për shkak se mund të shpërndahet shumë lehtë edhe tek fëmijët e tjerë. Ambienti i çerdheve duhet të jetë i pastruar në detaje në mënyrë që të mos lejohet shpërndarja e viruseve tek fëmijët.
Është e rëndësishme që në kopshte të ndërrohen qarqafët, që llogariten të jenë një ndër burimet e përhapjes së viruseve. Dhe si përfundim, për të gjithë fëmijët, qoftë në kopësht apo shkollë, duhet siguruar mjaft sapun të lëngët dhe letra për pastrimin e shpeshtë dhe të rregullt të duarve.
Po kështu edhe tryezat ku fëmijët mësojnë apo edhe ambienti ku ata luajnë është me shumë rëndësi të jetë i pastër. Tryezat e papastra ndikojnë më shpejt tek fëmijët sesa me anë të kollës apo teshtimës.
Nuk është e thënë që ta dërgoni foshnjën tuaj menjëherë tek mjeku, por me rëndësi është që t’i jepni sasi të konsiderueshme të lëngjeve, çajra me limon dhe supa. . Më së miri është ti pregatitni supë pule sepse ajo më së shpejti largon infeksionin në frymëmarrje.
Për uljen e temperaturës, në barnatoren shtëpiake gjithsesi duhet të keni paracetamol. Ilaçin duhet dhënë nëse temperatura kalon 38.5 shkallë Celsius.
Ky është ilaçi vetëm për fëmijë gjer në moshën 12 vjeçare, sepse aspirina nuk guxon të jepet./Bebaime/