Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si duhet të përdorni kremin kundër dielli

Jetë 26/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur na djeg dielli, edhepse kemi vendosur kremin kundër djegies, nuk do të thotë se kremi nuk është mjaftueshëm i fortë, por ne nuk e kemi vendosur mirë.

Shkencëtarët e kolegjit mbretëror të Londrës, thonë se në teori, përdorimi i një locioni mbrojtës me faktor 15, është i mjaftueshëm për të parandaluar djegien nga dielli.

Por, në realitet, njerëzve u nevojiten locione me faktor 30 apo 50 që të jenë të sigurt, thonë autorët e studimit, që kanë kryer eksperimente me vullnetarë në laboratorin e tyre.

Locioni me faktor 50, i aplikuar në mënyrë tipike, garanton 40 për qind të mbrojtjes së pritshme.

Studiuesit kanë shqyrtuar se sa mbrohen njerëzit duke u lyer me sasi të ndryshme locioni mbrojtës nga dielli me faktorë të ndryshëm.

Kremi mbrojtës duhet të aplikohet në një shtresë mjaftueshëm të trashë, që shumë nga ne nuk e bëjnë. Dhe klasifikimi i locioneve bazohet në prezumimin se 2 mg locion duhet të mbulojnë 1 centimetër katror të lëkurës. Kjo do të thotë që një person duhet të përdorë të paktën gjashtë lugë çaji të plota me locion, ose 36 mg, për të mbuluar trupin e një të rrituri mesatar.

Zona si anët e qafës dhe veshët, zakonisht nuk lyhen, por edhe për to duhet treguar kujdes.

Dermatologët këshillojnë që kremi i plazhit të aplikohet 15 deri në 30 minuta para ekspozimit në diell, në mënyrë që ai të mund të thahet. Dhe procesi duhet përsëritur çdo dy orë si edhe menjëherë pas daljes nga deti.

Disa locione thuhet se janë rezistente ndaj ujit duke pretenduar se garantojnë të njëjtën mbrojtje edhe pas zhytjes, transmeton tch.

Sidoqoftë, mbi 85 për qind e produktit mund të hiqet pas tharjes me peshqir ndaj duhet aplikuar lyerja pas notit, djersitjes apo ndonjë aktiviteti tjetër.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe reflektimi i rrezeve të diellit, që mund të rrisin ndjeshëm fuqinë e rrezatimit; kështu për shembull në borë, reflektimi shkakton një rritje prej 85 për qindësh ndërsa rëra dhe uji, respektivisht e rrisin rrezatimin me 17 dhe 5 për qind.

Artikulli paraprakMbi tetë milionë foshnje janë lindur përmes fertilizimit artificial IVF
Artikulli i rradhës Opsionet e lindjes: Si ta zgjidhni vendin për të sjellë në jetë bebin tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.