Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si ta gjeni gjinekologen ideale

Jetë 02/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për fat të keq unë “u ndava” me gjinekologen time këtë javë. Ajo ishte si një motër e madhe për mua, veç faktit që kishim përballuar vështirësi dhe suksese për më shumë se një dekadë.

Mirëpo deri tek klinika e saj më duhej të bëja 45 minuta rrugë, të rrija në sallën e pritjes dhe pasi të bëja vizitën të rikthehesha sërish në shtëpi. Nuk ishte edhe aq përvojë e mirë e gjithë kjo situatë dhe ishte bashkëshorti im ai që fillimisht më sugjeroi të ndërroja mjeke.

Nga eksperienca që kalova më pas ju tregoj se cilat janë mënyrat më të mira për të gjetur gjinekologen e duhur për ju.

Hapi 1: Mediat sociale janë miqtë tuaj më të mirë. Unë kontrollova Facebook-un dhe rrjetet e tjera për të parë se çfarë kishin thënë ish-pacientët e disa mjekeve që kisha dëgjuar. Unë bëra atë që do të bënte çdo nënë e re – unë kërkova ndihmë. Kam përdorur mediat sociale për t’u lidhur me gjinekologen e duhur. Përnënat.al po ashtu është një mundësi shumë  e mirë për të lidhur kontakte me mjeken që do të ishte më e mira për rastin tuaj.

Hapi 2: Bëni kujdesin e duhur. Mos kini frikë të bëni hulumtimin tuaj në internet dhe madje edhe të bëni disa telefonata në zyrën e tij. Unë pashë 12 gjinekologët që më kishin sugjeruar dhe disa prej tyre i seleksionova që në fillim pasi doja që personi që do të më mbante nën vëzhgim të ishte femër. Më pas disa prej tyre i telefonova dhe pashë që disa nuk kishin orare të lira për disa javë, kështu që u konsultova me ato që do të mund të më vizitonin brenda dy javëve.

Hapi 3: Rendisni pyetjet tuaja të rëndësishme. Mjeku juaj do të jetë me ju në çdo hap të rrugës, prandaj mos kini frikë të kërkoni gjërat e rëndësishme. Ju do të jeni kaq të lumtura pasi ta keni bërë. Para takimeve të mia, pyesja veten se çfarë do të flisja me mjekun e për çfarë duhej ta pyesja. Kështu që gjeta një listë të domosdoshme pyetjesh që do të më ndihmonin të kujtoja se çfarë të kërkoj dhe t’i jepja përparësi të gjitha pyetjeve që ndieja se ishin të rëndësishme për mua.

Hapi 4: Njihuni me njëri-tjetrin. Takohuni me mjekun dhe njihuni me njëri-tjetrin. Kur u takova me dy nga mjeket që përzgjodha në fund, ato ishin të dyja të përzemërta, ishin shumë të ditura dhe gjetën kohë për t’u takuar me mua para vizitës. Pas takimit të parë, erdhi takimi i dytë ku bëra vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës së fëmijës tim. Edhe ajo gjeti kohë për këtë dhe më tha “mos u shqetëso, do të kujdesemi ne për ty”. A nuk është kjo gjithçka që duam të dëgjojmë?

Hapi 5: Koha e Vendimit!

Pasi u ndieva më mirë me mjeken e dytë, e dija se vendimi im tashmë ishte i qartë.

Artikulli paraprakTetë gjërat që duhet të dini për 3-mujorin e 4-të
Artikulli i rradhës Infeksionet që shkaktojnë defekte tek foshnja gjatë shtatzanisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.