Shpesh herë është goxha e vështirë për të gjithë të bëjn dallimin në mes të ftohurës dhe gripit, kur simptomet e para fillojnë të shfaqen. Përpara se të vizitoni doktorin e përgjithshëm për konsultën tuaj, është mirë ta vini re nëse shqetësimi juaj ka të bëj me një ftohje të lehtë, që të mos kontrolloheni fare nga doktori dhe të provoni trajtimin e sëmundjes me anë të çajrave dhe metodave të tjera natyrale, shkruan Gazeta Shneta.
Simptomet e ftohjes së lehtë:
- Dhimbje e rrallë e kokës
- Temperaturë normale e trupit
- Dhimbje të lehta në disa pjesë të trupit
- Teshtitje
- Rrjedhje e hundëve
- Dhimbje fyti
- Kollitje e lehtë apo mesatare herë pas here.
Simpomet e gripit:
- Kokëdhimbje e dukshme
- Ngritje e papritur e temperaturës me gjatësi 3-4 ditë
- Dhimbje të ndryshme dhe të gjata trupore
- Lodhje dhe plogështi ekstreme që zgjatë 2-3 javë
- Kollitje të shpeshta
- Ndjesi jo e rehatshme në krahërorë. /Gazeta Shneta/