Çdo herë marrëdhënia është me plot pasion sidomos nëse bëhet më shpeshtë.
Faza e quajtur si ‘muaji i mjaltit’ është shumë eksituese për çiftet dhe mjaft gudulisëse. Duket si një lirim nga barrat e rënda të regjimeve të përditshme.
Marrëdhëniet afatgjata kërkojnë më shumë vëmendje nëse do të mbani aktive jetën seksuale. Një nga problemet më të mëdha seksuale në këtë fazë është padyshim mungesa e dëshirës seksuale.
Ky aspekt vërehet më shumë tek femrat, por megjithatë edhe burrat përjetojnë diçka të ngjashme. Ka shumë arsye rreth kësa si: stresi pastaj lodhja, fëmijët si dhe përgjegjësitë e tjera ditore.
Për të kuptuar se pse dëshira e fshehur seksuale bie për një kohë më të gjatë tek gratë sesa tek burrat, shkencëtarët e lidhin me pjesën seksuale të trurit tek gratë.
Cikli tradicional i përgjigjes seksuale tek individi fillon me dëshirën seksuale e cila ndiqet nga orgazma dhe nga kënaqësia e pafund.
Mësoni të jetoni me dëshirën tuaj seksuale. Nuk është në duart e saj. Jepi asaj prekje jo seksuale. Bëhu i dashur në çdo gjë. Kjo do të ju japë një mundësi për zgjim të ereksionit.
Kaloni më shumë kohë së bashku: duke folur për ju dhe marrëdhënien tuaj. Kushtojini vëmendje intimitetit tuaj në çift. Kaloni çdo ditë të paktën 15 minuta bashkë në mnyrë që të krijoni lidhjen me njëri tjetrin./Living/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.