Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Jam krenare që bëra abort dhe do ta bëja sërish’

Jetë 20/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Abigail Sheldon ishte vetëm 19-vjeçe kur zbuloi se ishte 3 muajshe shtatzënë, pavarësisht se përdorte pilula kontraceptive.

Në atë kohë studente në Universitetin e Manchester, Shelton e dinte se ajo dhe partneri nuk ishin ende gati për të qenë prindër, ndaj vendosi që ta ndërpriste shtatzëninë.

Por përpara se të shkonte në klinikë, ajo kërkoi për të marrë vesh sesi ishte kjo procedurë. Duke qenë se i druhej prindërve dhe shoqërisë së saj, ajo vendosi që të kërkonte në internet, me shpresën se do të gjente vajza të tjera që kishin kaluar të njëjtën eksperiencë. E ndonëse kërkoi gjatë nuk gjeti asgjë të vlefshme.

Sot 23-vjeçe, Shelton ishte vetëm 1 javë nga afati i abortit ligjor, kur vendosi ta hiqte fëmijën. Sipas shërbimit shëndetësor britanik, për të kryer një abort mjekësor duhet të marrësh 2 pilula, 24 deri në 48 orë larg njëra-tjetrës.

Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU

Në rastin e Shelton kjo procedurë nuk qe e suksesshme, ndaj ajo iu nënshtrua abortit kirurgjikal, që përshkruhet si një procedurë e thjeshtë.

Si të mos mjaftonte kjo, e reja zbuloi se prej 3 muajsh kishte qenë gjithashtu bartëse e një infeksioni, që në një të ardhme, nëse do të kishte vendosur për të pasur fëmijë, mund t’i kishte shkaktuar probleme.

Pavarësisht komplikacioneve të shtrira në kohë, Shelton nuk ka asnjë peng për vendimin që mori për të kryer abort, në fakt ajo thotë se është krenare për veten.

Duke folur për Manchester Evening News ajo u shpreh: “Jam krenare për abortin tim dhe po përpiqem që të ngrej zërin, në mënyrë që më shumë femra të jenë në gjendje ta thonë këtë hapur. Pjesa më e madhe kanë një vështrim simpatie ose keqardhjeje kur u tregoj për abortin tim. Përse duhet të përpiqemi ta fshehim këtë gjë të madhe që na ka ndodhur?”

Në mënyrë që të inkurajojë femrat që të flasin për këtë çështje, Shelton ka krijuar një faqe online, ku kushdo mund të ndajë eksperiencën e saj dhe t’u japë këshilla të tjerave.

Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU

Shelton shpjegon se nisma e saj kërkon që ta kthejë këtë temë në diçka të zakonshme dhe që femrave të mos u vijë turp për të folur për abortin.

“E kuptoj përse femrat nuk duan të flasin për abortet e tyre, jam e sigurt që për shumë njerëz është diçka e vështirë dhe emocionale. Nuk dua që t’i bëj të tjerët të ndihen keq që nuk flasin për abortin e tyre, për këtë arsye po flas më zë të lartë për eksperiencën time, në mënyrë që të ndihen rehat për të folur për të. Flas për të, bëj shaka, ndonjëherë mërzitem, por bëra një abort dhe do ta bëja sërish”, shpjegon 23-vjeçarja./tvklan.al

Artikulli paraprakMjekët tregojnë pse nuk duhet ta përdorni telefonin në tualet
Artikulli i rradhës Epilepsia gjate shtatzënisë, kujdesi për nënën dhe fëmijën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.