Studiuesit thonë se njerëzit kanë më shumë se dy herë të ngjarë të preken nga një sulm në zemër që mund të ua rrezikoj jetën gjatë pandemisë me COVID-19.
Ata thonë se veprimi i shpejtë është i nevojshëm pas një sulmi në zemër sepse një arterie mund të bllokohet shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Edhe sulmet jofatale në zemër mund të shkaktojnë çështje shëndetësore afatgjata.
Ndryshimet e stilit të jetës dhe stresi shtesë gjatë COVID-19 mund të jenë në rritje të rrezikut të disa personave për të pasur sulm në zemër.
Shumica e njerëzve do preferonin shmangien e shkuarjes në spital gjatë pandemisë COVID-19 për të evituar frikën nga kapja e të koronavirusit të ri.
Fatkeqësisht, kjo ka bërë dhe që shumë njerëz të injorojnë shenjat e një sulmi në zemër.
Studiuesit në shtetin Oregon dhe Washington – dy zona që panë shpërthime të mëdha të koronavirusit – zbuluan se njerëzit që pësuan një sulm të rëndë në zemër kishin më shumë se dy herë të ngjarë të vdisnin prej tij, pasi COVID-19 goditi rëndë Shtetet e Bashkuara në krahasim me vitet e kaluara që nuk ishte gjendja e pandemisë dhe kur njerëzit kërkonin ndihmë të menjëhershme. /Gazeta Shneta/