Rusia ka arritur një marrëveshje në parim për të kryer hulumtimet klinike të vaksinës së saj të diskutueshme të koronavirusit në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rusët janë duke punuar me një kompani farmaceutike në mbretëri dhe kanë ndarë të dhëna nga hulumtimet e fazës së parë dhe fazës së dytë me partnerët sauditë, tha drejtori kryesor ekzekutiv i Fondit Ruse të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev shkruan Boomberg përcjell Gazeta Shneta.
“Ne do të angazhohemi vërtet me shkencëtarët sauditë dhe Ministrinë Saudite të Shëndetit,” tha Dmitriev.
Në fillim të këtij muaji Rusia miratoi një vaksinë kundër koronavirusit para se testet thelbësore të tregonin se është e sigurt dhe efektive.
Rusia gjithashtu ndau të dhënat e saj me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po pret që të fillojë hulumtimet e saj në fund të muajit gusht, tha Dmitriev.
Përveç kësaj, Rusia planifikon të kryejë prova klinike në Filipine dhe Brazil përfundoi ai. /Gazeta Shneta/