Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Janë tri versione për vdekjen e Adelajdës, ndërsa ja çfarë thotë mjeku për këtë

Jetë 02/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ende pa dalë përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore, policia nxitoi të nxjerrë një diagnoze nga e cila sipas saj, vuante 31-vjeçarja e ndjere, gazetarja Adelajda Xhamani, ndërsa mediat shpallen si shkak të vdekjes, atakun kardiak, duke përhapur edhe panik në popullatë për shkak të moshës tepër të re të gazetares.

Në deklaratën e asaj dite policia tha se 31-vjeçarja vuante nga epilepsia, ndërsa në mediat elektronike dhe rrjetet sociale u pretendua për një atak në zemër. Madje edhe në këtë pikë informacioni ishte i dyzuar pasi në disa media online përshkruhej atak dhe disa të tjera arrest kardiak, që sipas specialistëve janë dy terma krejt të ndryshëm mjekësore. Për të qenë sa më transparent me publikun iu drejtuam ekspertëve kardiolog në QSUT ku morëm kontakt me shefin e këtij shërbimi profesor Petrit Bara.

Në sqarimin e tij dr Bara thotë se termi atak kardiak i përdorur për të përshkruar një goditje në zemër është i gabuar dhe nuk ekziston në literaturën mjekësore. Mjeku rendit disa nga sëmundjet akute të zemrës që cilësohen si tepër kërcënuese për jetën, të cilat sipas tij nuk shfaqen si rrufe në qiell të pastër, por shumë më herët se gjendja e pacientit të agravohet. Bara thotë se termi atak i zemrës me shumë gjasë është përdorur në vend të atakut epileptik, një çrregullim i trurit që karakterizohet nga kriza të përsëritura dhe të paprovokuara por që nuk përbëjnë kërcënim për jetën, aq më tepër në mosha të reja që nuk janë kuruar nga epilepsia apo sëmundjet kardiake. Ataku epileptiku shoqërohet me shenja paralajmëruese që zgjasin nga 3 deri në 5 minuta si dhe lë gjurmë tek pacienti, si shkumëzim nga goja kafshim gjuhe, humbje kontrolli etj.

Ndryshe nga ataku epileptik termi tjetër i përdorur në media, arresti kardiak është ndalimi i rrahjeve të zemrës që çon në paralizim të frymëmarrjes dhe pengim të dërgimit të gjakut në tru. Për rrjedhojë pacienti humb vetëdijen dhe nëse nuk merr ndihmën emergjente pëson vdekjen. Por sipas mjekut edhe arresti nuk ndodh pa një shkak dhe pa lënë gjurmë.

Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT thotë se duhet treguar kujdes nga përdorimi i medikamenteve qetësuese si morfina apo peditina, që mund të çojë deri në arrest kardio-respirator te pacientët që kanë kaluar në jetë një parainfarkt ose një infarkt miokardi. Por edhe në këtë rast mjeku përjashton moshat e reja që nuk kanë shfaqur simptoma të mëhershme.

Mjeku thotë se në raste fatkeqësish, duhet të pritet fjala e mjekësisë ligjore për shpalljen e shkakut të vdekjes, ndërsa bëri thirrje që njerëzit të mos i injorojnë shenjat paralajmëruese që jep zemra kur diçka nuk shkon mirë me të. /News 24/

 

Artikulli paraprakSi ta detyroj fëmijun tim të lajë dhëmbët çdo natë?
Artikulli i rradhës Familja me 10 fëmijë që shpenzon 1 mijë euro në muaj vetëm për ushqim, dhe dëshirojnë edhe një fëmijë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.