Një nënë nga Britania e Madhe ka ndarë me të tjerët historinë me djalin e saj dhe këpucët e tij.
“Djali im është 2 vjet e gjysmë dhe para gjashtë muajve ia bleva një palë këpucë. Ato ishin vërtetë të lezetshme, me ngjyra dhe detaje interesante”, shkruan nëna, transmeton Gazeta Shneta.
Djali i donte shumë këto patike dhe nuk lejonte t’ia vendosnin kudo, apo t’i vinin këpucë të tjera përmbi.
Pas pak kohe, ato filluan të dëmtohen dhe nëna dëshironte t’ia blinte një palë të reja.
Këtu nis kjo histori. Djali nuk donte të blinte patike të tjera. Me asnjë kusht.
“Të gjithë njerëzit në shitore u tmerruan nga britmat e djalit tim. Fatkeqësisht, ky lloj i këpucëve ishte shitur, por shitësja më dha numrin e prodhuesit, nëse ata do të më bënin ndonjë zgjidhje”.
Nëna shkoi në shtëpi dhe mori në telefon prodhuesin dhe një zyrtare i tha se do ta bënte të pamundurën për të.
“Sot më erdhi kjo kuti me disa palë këpucë dhe jam tepër e lumtur. I thirra sërish në telefon për t’i pyetur se si duhet ta bëjë pagesën, por më than se janë dhuratë për të birin”, ka shkruar nëna.
Krejt në fund ajo e përmbledhë tregimin e saj me një fjali.
“Sfidat si kjo janë të zakonshme për familjet që kanë fëmijë me autizëm”. /Gazeta Shneta/