Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

Lajme 31/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut u kanë kërkuar njerëzve të marrin masa paraprake për të parandaluar goditjen nga nxehtësia, ndërsa rajoni vuan nga temperatura rekord dhe presioni mbi spitalet.

Zyra meteorologjike e Koresë së Jugut tha se vendi kishte përjetuar një seri rekord “netësh tropikale” për 22 ditë rresht këtë muaj.

Një ditë më parë, Japonia pa ditën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, 41 gradë Celsius, ndërsa spitalet në të gjithë vendin u përmbytën me njerëz që ishin sëmurë si rezultat i valës së të nxehtit, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Ajri i ngrohtë nga temperaturat e larta të Paqësorit të Veriut filloi të prekë Korenë e Jugut pak më herët se zakonisht”, tha Youn Ki-han, drejtor i divizionit të parashikimit të meteorologjisë në Seul, për Agence France-Presses

Youn shtoi: “Normalisht, nëse është vapë vetëm për një ditë, temperaturat rriten dhe pastaj kthehen shpejt në normalitet. Por kur kushtet e ngrohta vazhdojnë për disa ditë, nxehtësia nuk zhduket plotësisht, ajo zgjatet dhe grumbullohet me çdo ditë.”

Ndryshe, nxehtësia ekstreme përbën një kërcënim të veçantë për popullatat e mëdha të të moshuarve në vend.

Trembëdhjetë persona kanë vdekur në Korenë e Jugut nga shkaqe të dyshuara të lidhura me nxehtësinë deri më tani këtë vit – trefishi i numrit gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar – sipas agjencisë së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Koresë.

Në Japoni, 10,804 persona, më shumë se gjysma e të cilëve ishin mbi 64 vjeç, u dërguan në spital duke vuajtur nga lodhja dhe sëmundje të tjera të lidhura me nxehtësinë në javën deri më 21 korrik.

Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën, sipas agjencisë së menaxhimit të zjarreve dhe fatkeqësive. /Telegrafi/

Artikulli paraprakGratë që pijnë shumë alkool kanë më shumë rrezik për shtatzëni të padëshiruar
Artikulli i rradhës Një virus i zakonshëm mund të lidhet me sëmundjen e Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.