Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java 20

Këshilla për shtatzëna 28/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
20-javëshi i bananes (Foto ilustrimi: Healthline.com)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Urime nëna të ardhshme! Sapo keni arritur në javën e 20-të, çka paraqet gjysmën e rrugës për ju deri në lindje.

Përderisa ju po përgatiteni për lindje, kampioni brenda trupit tuaj po përgatitet për jetën që po e pret jashtë.

Ai qysh javë më parë ka filluar të praktikojë thithjen, duke e futur gishtin në gojë, duke qenë kjo përgatitje për gjidhënie.

Lëvizjet e pakontrolluara vazhdojnë, çka ju lënë juve të kuptoni se bebi juaj mezi pret të shijojë dritën e parë jashtë trupit tuaj.

Ai tani është i gjatë sa një banane e vogël dhe çdo herë e më shumë po zë vend në shtatin tuaj.

Ndryshimet te ju

Për dallim nga disa javë më parë, ju jeni më energjike, më e gjallë dhe sigurisht me më shumë dëshirë për marrëdhënie seksuale.

Bebi juaj po ju godet, për momentin butë (Foto: Google)

Gjithsesi, përveç tyre, ju duhet të ballafaqoheni edhe me disa simptoma të lidhura përgjithësisht me faktin e të qenit shtatzënë.

Djersitja është një nga to, andaj preferohet të pini sa më shumë ujë. Mund të keni zbrazje vaginale me ndonjë fluid formë gjaku, por mos u shqetësoni.

Bebi juaj mund të ndikojë edhe në sistemin tuaj tretës, andaj keni kujdes se çfarë konsumoni. Këmbët janë të ënjtura, sigurisht.

Në javën e 20-të pesha vazhdon të rritet në truin tuaj. Por, mos harroni: Ekspertet rekomandojnë ushtrime të posaçme për shtim peshe të shëndetshëm, në mënyrë që edhe pas lindjes të rikthehet shpejtë te format e juaja.

Sipas Kolegjit Amerikane për Gjinekologji dhe Obstetrikë ju duhet të synoni vlerat e mëposhtme:

Nëse jeni nënpeshë (indeksi i masës trupore poshtë 18.5)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 12 dhe 18 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.5 kg për javë

Nëse keni peshë mesatare (indeksi i masës trupore 18.5 deri 24.9)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 11-15 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.4 kg

Nëse jeni mbipeshë (indeksi i masës trupore 25 deri 29.9)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë 7-11 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.3 kg

Nëse jeni obeze (indeksi i masës trupore 30 e më lartë)

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë 5-9 kg
  • Në tremujorin e dytë dhe të tretë synoni të mos shtoni më shumë se 0.25 kg

Nëse jeni 20 javësh me binjakë:

  • Rekomandohet që totali i peshës së shtuar gjatë shtatzënisë të jetë mes 17-23 kg
  • Në pjesën e parë të shtatzënisë synoni të mos shtoni më shumë se 0.5 kg për javë. Në pjesën e dytë synoni pak më shumë se 0.5 kg për javë.
Ju mund ta provoni kalkulatorin për matjen e indeksit të masës trupore te Gazeta Shneta! Kalkulatorin e gjeni te pjesa e djathtë.

Kontrolli me ultrazë

Duke filluar nga java e 20-të, mjeku juaj mund t’iu mat distancën nga maja e mitrës deri te ashti i vulvës, çka njihet si lartësia fundale, për të përcjell rritjen e frytit. Kjo bëhet para çdo vizite.

Ndonjë mospërputhje me vlerat referente të matjeve, mund të sinjalizojë mjekun tuaj për ndonjë problem.

Bebi juaj në ekzaminim 3D/4D (Foto: Google)

Gjithsesi, nëse keni binjakë, mos prisni që mjeku juaj të bëj matjen e lartësisë fundale pasi është e vështirë të përcaktohen vlerat referente.

Por, mjeku juaj ka mundësi që të bëj matjet për trupin e bebit tuaj me ultrazë për ta përcjell zhvillimin e tij dhe për të përcaktuar saktë moshën gjestacionale në bazë të vlerave.

Me ultrazë ju mund të shihni katërdhomëshin e zemrës, veshkat dhe hemisferën e trurit – pjesë që as nuk keni ëndërruar se mund të shihni në këtë periudhë.

E njëjta vlen edhe për binjakë. Mjeku tani sigurisht se e ka më të lehtë për të treguar saktë edhe për gjininë e bebit tuaj.

Artikulli paraprakJava 19
Artikulli i rradhës Java 21

Ju sugjerojmë

Konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë, ja se çfarë duhet të dini

26/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Llojet e çajrave që mund t’i konsumoni gjatë shtatzënisë suaj

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

A janë të dëmshme infeksionet në vesh gjatë shtatzënisë suaj?

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Ndryshimet në javën e 33’të të shtatzënisë

24/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

HIV në shtatzëni: Çfarë duhet të dijë një nënë e ardhshme e prekur nga ky infeksion?

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.