Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java 21

Këshilla për shtatzëna 28/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Po vazhdoni tutje (Foto: Google)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebi juaj tani peshon rreth 350 g. Synimi i saj nga tani e tutje do të jetë vetëm të shtojë peshë, sigurisht edhe me ndihmën tuaj.

Banori më i ri në trupin tuaj ka një gjatësi të një karote tani. E, kur jemi te karotat, preferohet tani hani së paku një në ditë.

Kjo pasi, pas javës 21, bebi juaj gëlltit pak nga lëngu amniotik çdo ditë – duke e ushtruar gëlltitjen për ta përdorur pas lindjes.

Dhe mbajeni në mend: Shija e lëngut amniotik ndryshon çdo ditë dhe varet nga ajo që ju hani.

Bebi juaj gjithashtu vazhdon urinimin si dhe teston frymëmarrjen. Shqisat janë zhvilluar.

Ndryshimet te ju

Kokëdhimbjet janë normale në shtatzëni dhe shumicën e rasteve shkaktohen nga hormonet ose dehidrimi.

Gjithsesi, nëse kokëdhimbja zgjat më shumë se dy ose tre orë dhe paracetamoli nuk ju ndihmon, kjo mund të jetë shenjë e presionit të lartë në gjak. Kjo mund të jetë shenjë për pre-eklampsi.

Ju kanë mbetur edhe 19 javë, nisja mendoni për emrin (Foto: Bubhub.com)

Ju duhet të provoni t’i shmangi ushqimet djegës dhe duhet të mbani një rregull të mirë ushqimor.

Gjithashtu në këtë periudhë mund të ndjeni kontraksione të mitrës, çka janë normale. Mitra po ushtron vetën para lindjes.

Këto kontraksione janë normale derisa ndalen në momentin që ju e ndryshoni pozicionin. Njoftojeni mjekun nëse keni dhimbje ose nëse kontraksionet nuk ndalen.

Shenjat në trupin tuaj apo strijat fillojnë të shfaqen pasi lëkura fillon të zgjerohet. Me shtimin e peshës ato bëhen evidente.

Gjerë në javën e 21-të ju mund të keni shtuar rreth 5-6 kg dhe rreth 9-10 kg nëse jeni shtatzënë me binjakë.

Por, mos e shqetësoni vetën shumë me shtimin e peshës. Në fakt, kjo nuk është trashje. Nëse e shikoni nga një prizëm tjetër, ju jeni shtatzënë! Aty buron shtimi i peshës.

Nëse e analizojmë, pesha e rritur e juaja në fundin e shtatzënisë është si rrjedhojë e numrave në vijim:

  • Bebi juaj me peshë mesatare – 3.4 kg
  • Placenta – rreth 0.6 kg
  • Mitra – rreth 0.9 kg
  • Lëngu amniotik – rreth 0.9 kg
  • ‘Depot’ e juaja ushqyese – 3 kg
  • Indi i gjirit – rreth 0.9 kg
  • Volumi i rritur i fluidit në trup – rreth 1.8 kg
  • Volumi i rritur i gjakut në trup – rreth 1.8 kg

Pra, pesha juaj më e madhe po vjen nga gjërat që po e mbajnë të sigurt dhe të shëndetshme bebin tuaj. Andaj mos u brengosni shumë për peshën, mjafton t’i kushtoni rëndësi dietës së shëndetshme.

Kontrolli me ultrazë

Besojmë se gjerë tani veçse e keni marrë informatën për gjininë e bebit tuaj. Nëse është një vajzë, në vezoret e saj tashmë janë pozicionuar miliona qeliza vezë.

Një bebush gjumash (Foto: Google)

Po te djali? Testikujt e tij ende gjenden në abdomen, por do të lëshohen poshtë në javët në vijim.

Java e 21-të mund t’iu ofrojë mundësi fantastike vizualizimi me ultrazë të strukturave të trurit, por edhe të zemrës.

Profili, nëse pozita është e përshtatshme dhe e vendosur para një sasie të lëngut amniotik, do të vizualizohet për mrekulli dhe deri në detajet më të vogla.

 

Ide që duhet ta provoni

Nëse ende nuk e keni zbuluar gjininë e bebit tuaj, mund të organizoni një aheng të veçantë para vizitës në javën 21.

Ju mund të kërkoni nga mjeku juaj që nëse sheh gjininë e fëmijës suaj, ta shkruaj atë dhe ta vendos në një zarf të cilin ju do ta hapni vetëm pasi të shkoni në shtëpinë tuaj.

Hapja të bëhet në prezencë të familjarëve dhe miqve tuaj. Ta festoni!

Ju mund ta vizitoni linkun në vijim për ide ahengjesh – http://www.partycity.com/product/gender+reveal+party+supplies.do
Artikulli paraprakJava 20
Artikulli i rradhës Nëna, mos e bëni gjumin shtrirë në shpinë gjatë shtatzënisë për këto arsyje

Ju sugjerojmë

Konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë, ja se çfarë duhet të dini

26/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Llojet e çajrave që mund t’i konsumoni gjatë shtatzënisë suaj

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

A janë të dëmshme infeksionet në vesh gjatë shtatzënisë suaj?

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Ndryshimet në javën e 33’të të shtatzënisë

24/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

HIV në shtatzëni: Çfarë duhet të dijë një nënë e ardhshme e prekur nga ky infeksion?

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.